Peisazhi i viteve ’90 në kufirin shqiptaro–maqedonas

Peisazhi i fillimit të viteve '90-të, në dy anët e kufirit shqiptaro-maqedonas, ka rdhur para artdashësve, në Durrës, në formën e një ekspozite fotografike, nga fotografi dhe studiuesi austriak Robert Pichler.Ekspozita u hap në mjediset e Klubit të Artit "Sigal", në prani edhe të ambasadorit austriak në vendin tonë, Thomas Schnoll, dhe presidentit të kompanisë Sigal Uniqa Group Austria, Avni Ponari.Ekspozita paraqet një seri fotosh bardhezi, të cilat kanë fiksuar momente të ndryshme nga jeta dhe në zonat rurale, që gjenden në kufirin shqiptaro-maqedonas.Nga njëra anë, ekspozita tregon edhe ndryshimin mes vendeve, në dy anët e kufirit. Ndërkohë, ajo dëshmon edhe ndikimin që ka migracioni në zhvillimin e qendrave urbane.Kjo pjesë e ekspozitës është më shumë e përqëndruar në Maqedoni, ku autori Robert Pichler, në fillim të viteve '90-të, ka qëndruar për afro tre vjet, ku edhe ka ndërmarrë një studim mbi sjelljet e njerëzve dhe impaktin e migracionit të jashtëm e të brendshëm.Në një pjesë të fotografive duket ndryshimi mes migracionit të shqiptarëve, i cili më së shumti ka qenë i drejtuar jashtë Maqedonisë dhe Jugosllavisë, dhe migracionit të maqedonasve, kryesisht i drejtuar brenda vendit, në qytetet kryesore.[caption id="attachment_437210" align="alignnone" width="905"]ekspozita Foto nga ekspozita "Eksplorimi i një peisazhi"[/caption][caption id="attachment_437209" align="alignnone" width="976"]ekspozita Foto nga ekspozita "Eksplorimi i një peisazhi"[/caption] /oranews.tv/