Zgjedhjet 2015, KQZ-institucioneve: Caktoni nëpunësin ndërlidhës

Tiranë- Me dekretimin e 21 qershorit të 2015 për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, vendi ka hyrë zyrtarisht në periudhën zgjedhore.Organi i administrimit zgjedhor në daljen e parë publike ka bërë thirrje për rritjen e frymës e bashkëpunimit nga të gjithë faktorët dhe aktorët që luajnë rol në përgatitjen e proçesit zgjedhor.“Pavarësisht angazhimit maksimal të KQZ për përmbushjen e përgjegjësive të tij ligjore, suksesi i përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme vendore 2015 ndërvaret dhe nga përmbushja në kohë dhe sipas kërkesave të ligjit e detyrimeve nga ana e institucioneve që kodi zgjedhor i ngarkon me detyra konkrete.KQZ në këtë komunikim të parë publik me nisjen e periudhës zgjedhore kërkon rritjen e frymës së bashkëpunimit, e përgjegjësisë dhe korrektësisë nga të gjithë faktorët dhe aktorët që luajnë rol në përgatitjen e proçesit zgjedhor”.Zëdhënësja për shtyp e KQZ, gjithashtu u bëri thirrje institucioneve vendore dhe atyre qëndrore të përcaktojnë nëpunësin ndërlidhës për shkëmbimin e informacionit me KQZ brenda afateve ligjore, në rast të kundërt ku institucion do të konsiderojë se vetë titullari i institucionit përkatës ka marrë përsipër këtë funksion.“Sa më sipër sjellim në vëmendje të institucioneve qëndrore Ministrive, atyre vendore Bashkive dhe institucioneve të Prefektëve në gjithë vendin, zbatimin e detyrimit ligjor për përcaktimin e nëpunësit ndërlidhës përgjegjës për shkëmbimin e informacionit me KQZ për veprimtari që kanë lidhje me administrimin ose zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe të drejta.Në rast të moszbatimit të këtij detyrimi ligjor sipas kërkesave dhe afatit të përcaktuar nën nenin 4 të kodit zgjedhor KQZ do të konsiderojë se titullari i institucionit përkatës ka marrë përsipër këtë funksion, kjo në kuptim të përcaktimeve të dispozitës së sipërcituar”.