Tiranë, hyjnë t'i vjedhin shtëpinë, i zoti vret 2 grabitësit. Ja emrat
Tirane- Pronari i një banese vrau dy grabitës të cilët me maska kishin hyrë për t'i grabitur. Ngjarja është shënuar mëngjesin e 17 dhjetorit 2o14 pranë nënstacionit të Selitës në kryeqytet.Në orën 08: 45 minuta vrasja është raportuar në komisariatin nr 2.Burime të policisë bënë të ditur se pronari i banesës Flamur Ymeri ka pikasur hyrjen në banesën e tij të dy personave të armatosur dhe të maskuar dhe në kushtet e vetëmbrojtjes i ka qëlluar të rinjtë duke i lënë të vdekur në vend.Më pas ai ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe është vetëdorëzuar.Bëhet e ditur se viktimat janë të moshave 22 dhe 26 vjec. Në orën 15: 44 minuta u zbulua dhe identiteti i dy grabitësve të vrarë: Ardian Luli dhe Ervin Shaba.[caption id="attachment_437959" align="aligncenter" width="655"]
ne foto shtepia e Flamur Ymerit ne Selite dhe njeri prej grabitesve qe ngeli i vrare, 26 vjeçari Ervin Shaba[/caption]Policia bën të ditur se ka sekuestruar në vendngjarje një automatik të tipit skorpsions dhe sipas dëshmisë së pronarit të banesës arma ka qënë e dy grabitësve. Të dy personat e vdekur u gjetën të maskuar dhe të armatosur në dhoma të ndryshme të vilës 2 katëshë.Deshmia në policiNë dëshminë e tij, dhënë në ambjentet e Komisariatit nr 2, Flamur Ymeri ka deklaruar se dy grabitësit kanë hyrë në banesë të armatosur, e pasi kanë kërcënuar të zonjën e shtëpisë, kanë filluar të kërkojnë për sendë më vlerë. Dëshmia e Ymerit përkon, sipas Policisë, me kqyrjen që ajo I bëri vendit të ngjarjes. Në polici është shoqëruar edhe bashkëshortja e YmeritBanorët përkrahin të zotin e shtëpisëTë pyetur nga gazetar të Ora News banorë të zonës shprehen të shqetësuar për shtimin e grabitjeve dhe thonë se do të kishin reaguar në të njëjtën mënyrë.Kishte dërguar fëmijët në shkollë, kur u kthye gjeti grabitësit në banesëGazetari i Ora News Ledio Halili informon se Flamur Ymeri kishte çuar si çdo ditë fëmijët në shkollë, kur ishte kthyer në banesë kishte gjetur 2 personat e maskuar.Dyshohet se grabitësit u përleshën me pronarin Dy persona të armatosur dhe të maskuar janë future brenda në ambientet e vilës dy katëshe në pronësi të Flamur Ymerit. Dy grabitësit kanë hyrë brenda në katin e dytë të banesës ku kanë hasur dhe rezistencën e pronarit.Flitet se ka pasur përleshje mes grabitësve dhe pronarit, por zyrtarisht nuk konfirmohet. Një tjetër informacion që duhet të verifikohet është dhe nëse pronari ka qëlluar mbi grabitësit me armën e këtyre të fundit apo me një çifte.Policia ka marrë dëshmi edhe të personave të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë.(Video: Pamje vendi ku ndodhi ngjarja)Dita e dyte kur Tirana zgjohet me vrasjePër të dytën ditë me rradhë Tirana zgjohet me ngjarje të rënda. Një ditë më parë u ekzekutua në Kamëz një 50 vjecar në një atentat që iu bë në sy të djalit të tij të mitur. Ndërsa në Fushë-Prezë gjyshi vrau nipin e më pas veten pas konflikteve të pronësisë.