Parlamenti grek voton sot presidentin e ri

Parlamenti grek do të votojë sot presidentin e ri të vendit.Procesi është i përbërë nga tre raunde, ku finali do të mbahet më 29 dhjetor. Situata e trazuar politike dhe ekonomike bëri që qeveria të mbajë votimin në parlament dy muaj para afatit për të shuar të gjitha pasiguritë politike, pasi nëse zgjedhja e Presidentit dështon, atëherë vendi përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare.Për të mbijetuar, qeveria duket të marrë 180 vota në raundin e tretë dhe të fundit.Aktualisht, Samaras ka 155 deputetë në parlament dhe nëse i nominuari i tij dështon deri më 29 dhjetor, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.Analisti politik George Pagoulatos e konsideron një lëvizje me rrisk të lartë, pasi sipas tij rrezikohet e gjithë ekonomia e brishtë e vendit.Sipas analistit rezultati i zgjedhjeve presidenciale , nëse është negativ, do të luhasë jo vetëm ekonominë, por edhe situatën e përgjithshme delikate pas kësaj lodhje të gjatë të popullit megjithë masat e ashpra.Dështimi i presidentit dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme mund të sjellë në pushtet partinë e majtë SYRIZA, e cila ka premtuar prishje cdo marëdhënie me Fondin Momentar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Europian nëse do të vijë në pushtet.Situata ka shqetësuar edhe ndërkombëtarët, ku presidenti i Komisionit të BE, Zhan Klod Junker, tha se shpresonte në zgjedhjen e presidentit dhe në normalizmin e situatës, ndërkohë që komisioneri i Çështjeve Ekonomike në Bashkimin Europian Pierre Moskoviçi mbërriti në Athinë për të mbështetur reformat e qeverisë dhe vijimin e tyre.Kryeministri aktual Antonis Samaras paralajmëroi dëmtim të madh ekonomik nëse presidenti nuk zgjidhet në tre raundet në paralement. Ai tha se tashmë është momenti i përgjegjësisë për anëtarët e parlametit.Ai u bëri thirre ligjvënësve të llogarisin pasojat e votës së tyre , pasi sipas tij zgjedhjet e parakohshme i kërkron vetëm opozita dhe jo populli. Duke deklaruar se qytetarët kërkojnë zgjidhje, Samaras tha se Greqia ndodhet në duart e parlamentit./Oranews.tv/