Thaçi në Bruksel e Strasburg, takimet e para me homologët si Ministër

Zëvendës.kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe Ministër i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, zhvillon sot vizitat e parë në detyrën e re në Bruksel dhe Strasburg, ku pritet të takohet me homologët e vendeve të BE-së.Në nisje të vizitës Thaçi ka shkruar në Facebook se Kosova e ka të ardhmen e sigurtë në familjen europiane dhe diplomacia kosovare do të punojë pandërprerë për të arritur idealet e integrimit Euro-Atlantik.Kryediplomati kosovar do të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Këshillit të Evropës.Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, do të takojë edhe zëvendës.presidenten, njëherësh Shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisionerin i ri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn.Takimet vijnë një ditë pas Ministrat e jashtëm të BE, diskutuan në Bruksel për Kosovën dhe vijimin e reformave dhe dialogut me Serbinë për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.