Kukësi "kundër" OSHEE, vendorët bëjnë thirrje për protesta
Drejtuesit vendorë në Kukës bëjnë thirrje për protesta, si formë kundërshtuese ndaj aksionit strikt të OSHEE-së për shlyerjen e faturave të energjisë nga banorët.Kryekomunari i Shishtavecit, Dilejman Nela, thotë se niveli ekonomik i banorëve është shumë i ulët për të pretenduar që të shlyejnë borxhin.Pro shqetësimit të vendorëve është deklaruar Këshilli i Qarkut Kukës. Kryetari i Këshillit, Ibsen Elezi, ka akuzuar kryeministrin Rama se me veprimet e ndërmarra po qeveris me diktaturë dhe terror, ndaj duhet të përballet me protesta qytetare.Në qarkun e Kukësit, një nga më problematikët për mospagesë të faturave të energjisë elektrike, vetëm për këtë muaj janë arkëtuar më shumë se 60 milionë lekë të reja, ndërkohë që janë nënshkruar më shumë se 1300 akt-marrëveshje me OSHEE.