Rama konfirmon shkarkimin e zv/ministres: Zero tolerancë

Rama konfirmon shkarkimin e zv/ministres: Zero tolerancë
Qeveria ka miratuar sot vendimin për lirimin nga detyra të zv/ministres së Mjedisit Diana Bejko. Më herët Kryeministri Rama e konfirmoi edhe në Twitter shkarkimin e zëvendës.Ministres së Mjedisit, Diana Bejko. "E falenderoj Znj.Bejko për kontributin si zëvendës.Ministre, por në mospagesën e energjisë s'do pranohet asnjë justifikim për askënd! As për 1 Lek! ka shkruar Rama në Twitter. Vendimi i Kryeministrit është marrë që një ditë më parë, pasi zëvendës.Ministrja rezultoi debitore ndaj kompanisë për shtëpinë e dytë në Velipojë. Burime brenda Kryeministrisë thonë se shuma e debisë ishte modeste, por kjo nuk e ka ndaluar Ramën të kërkojë largimin e saj të menjëhershëm nga qeveria. Në një reagim pas këtij lajmi, Bejko tha se nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar për shkarkimin dhe se pas njoftimit e ka shlyer borxhin ndaj OSHEE. Mesohet se në kryeministri është ngritur një ekip i posaçëm që ndjek në kohë reale verifikimin e hollesishem që OSHEE po i bën me urdhër të kryeministrit çdo librezë të punonjësve të shtetit. Diana Bejko erdhi në detyrën e zv.ministres pasi u rreshtua me PS në listën e deputeteve të Shkodrës si prurje e Shoqerise Civile. Vendimi i qeverisë për lirimin nga detyra të Diana Bejkos vendimi