Majko: Shqipëri u përfshi në marrjen në pyetje të terroristëve. Raporti i CIA-s s'duhej publikuar (VIDEO)
Në një intervistë për Fox News ish kryeministri Pandeli Majko pranon se Shqipëria është përfshirë në marrjen në pyetje të terroristëve në operaicione specifike me kërkesë zyrtare nga institucione të ndryshme dhe së pari nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Ish kryeministri shqiptar në studion e Fox News shpreh shqetësimin se një raport i tillë si ai i CIA-s mund të dëmtojë luftën kundër terrorizmitCili ishte roli i Shqipërisë në programin amerikan të arrestimeve?Shqipëria ka qenë një partner shumë i ngushtë. … Sepse luftën kundër terrorizmit e kemi konsideruar jo vetëm luftë amerikane, që filloi pas sulmeve të 11 Shtatorit por e kemi konsideruar si lufta tonë.Duhet të flasim hapur. Jo vetëm Shqipëria, por mendoj se të gjithë aleatët e SHBA kanë qenë të papërgatitura për luftën e re atë kundër terrorizmit. .Një luftë pa klishe.. .Në të tilla rrethana, kemi bashkëpunuar me qeverinë e SHBA, me ushtrinë amerikane dhe shërbimin inteligjent me shumë besim në operacione të llojeve te ndryshme.A u përfshi vetë Shqipëria në marrjen në pyetje të terroristëve?Ne u përfshimë në operaicione specifike me kërkesë zyrtare nga institucione të ndryshme dhe së pari nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Por kjo nuk do të thotë që ne kemi frikë nga faktet që publikohen nga raporti I fundit I senatit por duhet të them që lufta kundër terrorizmit, është shumë e rëndësishme. Në këtë luftë ne kemi bërë detyrën tonë, duke u bazuar në besim, konfidencë dhe në sigurinë kolektive që funksionon mes vendeve të NATO-s.Më duhet të përsëris që kemi qenë të papërgatitur për këtë luftë të re dhe në kushte të tilla e kuptoj shumë mirë se duhet të marrim leksione nga gabimet tona dhe nuk mund ta imagjinoj një luftë pa gabime. Por që të trajtosh këto gabime për të ndryshuar rregullat hap pas hapi është një tjetër gjë, dhe të publikosh fakte të të tilla është tjetër gjë.Pra ju jeni të shqetësuar që ky raport është bërë publik?Ajo që nuk kuptoj dhe që nuk bie dakord është është sesi mund të publikohen detaje të tilla në raport kur ne jemi në mes të luftës. Në luftë nevojitet besim dhe në luftë ka edhe sekrete. Në mes të luftës ka njerëz të ushtrisë, të shërbimit sekret, ndonjëherë në vijë të pare të luftës dhe kjo nuk është një gjë që mund të kalohet duke thënë se faktet janë fakte dhe gabimet janë gabime.A e ndihmon kjo armikun?Mendoj se tani kur perfaqësitë e SHBA do të trokasin në dyert e aleatëve për të kërkuar operacione të ndryshme , ata do të pyesin për ligjshmërinë e këtyre veprimeve. Dhe shumë formalitete do të jenë në mes.Mendoj se duhet të kujdesemi shumë për atë që po prodhojmë me një raport kaq të debatueshëm. Nga njëra anë presidenti i SHBA thotë diçka ndryshe, ndërsa drejtori i CIA thotë tjetër gjë.Kur bëjmë operacione të ndryshme me SHBA, e bëjmë bazuar në besim. Kur ju vendosni ta publikoni këtë, ju keni harruar të pyesni ata te të cilët kishit besim dhe me të cilët keni bërë punën.Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për t’u shpjeguar, përpara publikut amerikan. Kjo është një lufte ndryshe, nuk është një luftë që kemi parë nëpër filma dhe nuk është një lufte që ne mendojmë se e njohim.Më ler të flas hapur kam qenë në Afganistan, kam qenë në Irak, kam qenë në vende të ndryshme ku ushtarët amerikanë dhe ushtarët shqiptarë kanë qenë përpara armikut.Pasi i kam vizituar ata, e kam pranuar se ndonjëherë kam qenë naiv me idenë se dija gjithçka se çfarë do të thotë luftë kundër terrorizmit.A ekziston mundësia që nga sot e tutje Shqipëria të thotë jo, nuk do t’ju ndihmojmë sepse ju do të publikoni veprimet tona?Zotëri, lufta që nisi pas sulmeve të 11 shtatorit ishte amerikane, tani nuk është më vetëm luftë amerikane. Ne jemi së bashku në luftë dhe ne do e përfundojme këtë luftë së bashku. Por ju lutem, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Duhet të jemi shumë të kujdeshëm në trajtimin e problemve dhe gabimet dhe mësimet që marrim. Ne kemi një armik dhe duhet të kemi një fitore. Kemi fituar disa beteja, por ende luftën.