Jepet çmimi “Pashko 2014” për liri ekonomike
Për të nderuar veprën, mendimin dhe emrin e profesor Gramoz Pashkos, Fondacioni për Liri Ekonomike jep çmimin "Pashko 2014". E veja e tij, Mimoza, I dorëzoi cmimin fituesit Arben Zibri, një nga studentët e fundit të profesor Pashkos.Konkurent mes 20 aplikantëve, 4 prej të cilëve nga Kosova, fituesi shprehet I nderuar por edhe I surprizuar.Mimoza Pashko shprehet se ky cmim është nderimi më I madh që I bëhet bashkëshortit të saj.Çmimin e ka përshëndetur edhe politikani Spartak Ngjela. Sipas tij, ishte një fatkeqësi për vendin tonë që Pashko nuk mori drejtimin e Partisë Demokratike, apo postin e guvernatorit në '94-ën.Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Fondacioni për Liri Ekonomike, Besart Kadia, mbështetja financiare e çmimit "Pashko" do të jetë 10 mijë dollarë për punimin shkencor më të mirë me frymëzim liberal.