Kulla: Ardhja e Kinës në Ballkan është politike, u la jashtë Kosova

Edhe pse Samiti i Beogradit ka në qëllim ekonominë dhe investimet e Kinës në Ballkan, për analistin Ilir Kulla ardhja e Kinës në rajonin tonë është mbi të gjitha politike, pasi është lënë jashtë këtij samiti dhe jashtë investimeve shteti i Kosovës.Pjesë e panelit në "Tonight Ilva Tare" përmes skajp ishte edhe Gëzim Alpion, një nga lobuesit për ndërtimin e rrugës së Arbrit për të cilin kryeministri Edi Rama deklaroi nga Beogradi se ishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Kinën, ku u pari projekt sipas tij do të ishte ndërtimi i Rrugës së Arbrit, që do të lidhë Tiranën me pjesën veriore të Maqedonisë.“Të shpresojmë si lobues e mirëpresim, por dua të theksoj se na duhet një informacion më i detajuar. Është një lajm i mirë por presim më shumë informacion” u shpreh Alpion përmes një lidhjeje skajp nga Birmingami.Të ftuar në panel ishin edhe Adrian Civici, president i Universitetit Europian të Tiranës, Hajdar Muneka, Ish-ambasador i Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, Ilir Kulla Analist,Hysen Uka, Pedagog ne Universitetin e Tiranes.Ilir Kulla tha se kjo implikon edhe Shqipërinë në këtë çështje“Në Samitin e Beogradit, pra në këtë ardhje politike të Kinës, një nga hapat politik që bëri Kina në rastin konkret në këtë Samit ishte mospërfshirja e Kosovës, jo vetëm se nuk e njeh politikisht, por edhe mos përfshirja në hartën e investimeve, pra është një veprim politik për të vazhduar ta lënë Kosovën si një vrimë të zezë dhe si një vend që nuk e njeh. Duam apo nuk duam, kjo gjë ne na implikon drejtpërdrejt politikisht dhe implikon edhe interesat strategjike të Shqipërisë në këtë çështje”, tha Kulla.Ndërsa për Adrian Civicin ardhja e Kinës në Ballkan është në strategjinë e saj për të shfaqur hapur atë që tashmë dihet; që Kina të bëhët superfuqia botërore ekonomike.“Bën pjesë në strategjinë e Kinës në rrugën e saj tashme që Kina e shpall hapur për t’u bërë superfuqi, për të qenë superfuqia e parë botërore mbi të gjitha ekonomike dhe ashtu siç kishte disa tituj sot në shtypin europian “Kina vazhdon rrugën e saj për të blerë botën”, su shpreh Civici.Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kinë, kjo ardhje e saj në Europë hap shpresat që vendi me ekonomi më të madhe në botë të hyjë drejtpërdrejt edhe në Shqipëri dhe se bashkëpunimi të mos ngelet në kuadrin shumëpalësh, por në atë dy palësh mes Kinës dhe Shqipërisë.[caption id="attachment_437181" align="alignnone" width="640"]tonight Ne foto: Paneli i Tonight Ilva Tare[/caption] [caption id="attachment_437397" align="alignnone" width="640"]gezim alpion Ne foto: Gezim Alpion duke folur ne skajp ne studion e "Tonight Ilva Tare"[/caption]Ardian Civici: Ardhja e Kinës në Ballkan ka më shumë kuptim ekonomik gjeopolitik këtë radhë sepse Kina samite të tilla organizohen disa herë në vit me Afrikën, me Amerikën Latine, me vendet e BE. Pra bën pjesë në strategjinë e Kinës në rrugën e saj tashme që Kina e shpall hapur për t’u bërë superfuqi, për të qenë superfuqia e parë botërore mbi të gjitha ekonomike dhe ashtu siç kishte disa tituj sot në shtypin europian “Kina vazhdon rrugën e saj për të blerë botën”. Po të kemi parasysh se çfarë po ndodh sot në Kinë, ku Kina ka një sasi shumë të madhe likuiditeti, bëhet fjalë për gati 3 mijë miliardë dollarë disponibël nga Banka Qendrore e Kinës, e mundshme për tu përdorur si investime jashtë dhe njëkohësisht duke parë strategjinë e ndryshuar të Kinës vitet e fundit, e cila nga një vend që pranonte investime të huaja të çfardolloji dhe kënaqej duke shitur produkte me pak vlerë të shtuar, ato produkte që ne i përdorim rëndom qëithemi “mall kinez”, tashmë ka kaluar në një strategji të re ku shet nga të gjitha mallrat më cilësorë, mallrat e luksit dhe është në kërkim të tregjeve edhe për të pasur konsumatorë që të blejnë mallrat e saj, por edhe në një lloj diversifikimi të portofolit dhe të ardhmes së saj ekonomike. Po të shikosh Kina sot është blerësja më e madhe e tokave bujqësore në 4 kontinente. Është blerësja më prestigjoze e kompanive amerikane dhe Europiane, është gjithashtu edhe financuesja e infrastrukturës me karakter strategjik për të krijuar mundësinë që ekonomia e saj që quhet “fabrika e botës” të ketë mundësi që vazhdimisht të furnizohet me lëndët e para që ka të nevojshme. Kështu që në këtë sens duke parë se çfarë po bën Kina në Europën Qendrore, Juglindore dhe Ballaknin që ne na intereson duket si një zonë e re gjeopolitike dhe gjeostrategjike që Kina po vendoset në këtë zonë për të krijuar një treg të ri, një influencë të saj gjeopolitike. Krijon bazët për lëndët e para të nevosjme, si minerale. Ballkani ofron minerale, Ballkani është një vend i paeksploruar dhe në këtë mënyrë Kina hedh një këmbë në një rajon si Ballakni.Hajdar Muneka: Kina Gradualisht ka parë nga Shqipëria dhe ky përcaktimi juaj, ardhja e Kinës në Europë është përcaktim i saktë, sepsë është Kina që kërkon të vijë këtu. Shumë vende kanë hezituar që ta presin Kinën. Shpresoj që ajo të vijë edhe në Shqipëri sepse ajo akoma nuk ka ardhur, jemi akoma në kuadër të një marrëveshje apo memorandumi që u nënshkrua dje. Shpresojmë që ky memorandum të pasohet nga marrëveshje të tjera në kuadrin e bashkëpunimit tonë. Shpresojmë që ky bashkëpunim të mos ngelet një bashkëpunim thjesht shumëpalësh, por të kthehet edhe në një bashkëpunim dy palësh midis dy vendeve tona. Jam i sigurt se me këtë lëvizje të madhe që ka bërë drejt Evropës ajo di t’i këtë sytë edhe në Shqipëri.Ilir Kulla: Kina është faktori më i madh ekonomik në Afrikë, të paktën 10 vitet e fundit dhe një numër shumë i madh vendesh afrikanë janë hapur fuqishëm kundrejt ekonomisë kineze, e cila është ekonomia e parë në botë, ky është një ralitet. Shqipëria ka një historik shumë të mirë të marrëdhënie shumë të mirë më Kinën. Shqipëria ka propozuar në OKB njohjen e Kinës atëhere të sistemit të ri komunist. Qoftë si faktor gjeopolitik, qoftë edhe si faktor ekonomik nuk është një faktor për tu nënvlerësuar por ësht një faktor shumë i rëndësishëm sot në botë. Problemi është se në flasim për disa rrethana të caktuara. Së pari në Samitin e Beogradit, pra në këtë ardhje politike të Kinës, një nga hapat politik që bëri Kina në rastin konkret në këtë Samit ishte mospërfshirja e Kosovës, jo vetëm se nuk e njeh politikisht, por edhe mos përfshirja në hartën e investimeve, pra është një veprim politik për të vazhduar ta lënë Kosovën si një vrimë të zezë dhe si një vend që nuk e njeh. Duam apo nuk duam, kjo gjë ne na implikon drejtpërdrejt politikisht dhe implikon edhe interesat strategjike të Shqipërisë në këtë çështje. Së dyti perceptimi publik dhe diplomatik për ardhjen e Kinës në ballkan në aleancë me Rusinë shihet si një stepje të rolit të amerikanëve atlantik në Ballkan duke patuar parasysh se Ballkani jo rastësisht është një vend ku mund të gjesh tregje të reja, por edhe pjesën më të varfër të Europës. Së treti unë mendoj se në eksperiencën që ka Kina me këto lëvizje politike nëpërmjet futjes së kapitaleve në tregjet ballkanike është eksperienca e Greqisë që ishte periudha që i parapriu asaj krizës greke, sepse duam apo nuk duam ne, të qënit në aleanca të tilla strategjike siç është NATO apo BE të bën të jesh i disiplinuar dhe unë nuk mendoj se ka hapësirë për të qenë entuziast dhe mendoj se pragmatizmi i bën mirë ekonomisë dhe nësë ka projekte konkrete ato mund të bëhën.Hysen Uka: Investimet kinezë nuk janë një dhuratë, për Shqipërinë apo për Ballkanin. Në këtë forum të marrëdhënieve ekonomike të Kinës me Ballkanin dhe Europën Qendrore vijmë pas tre forumeve të mëparshme, atij të Budapestit, të Varshavës, të Bukureshtit dhe ky i Beogradit. Kjo do të thotë që Kina prej vitesh punon intesivisht për të rritur praninë e saj. Por duke i parë në një sfond tjetër, ky moment ka në sfond edhe një marrëveshje të partneritetit strategjik të BE me Kinën. BE ka qenë i vetëdishëm për rëndësinë për bashkëpunimin dhe asnjëherë nuk ka injoruar rëndësinë e Kinës për të rritur bashkëpunimet.