Manja: Qeveria vëmendje në qarkun e Dibrës, po bën investime
PS i është përgjigjur deklaratave të kreut demokrat Lulzim Bashë se në qarkun e Dibrës nuk ka investime. Në një dalje për mediat nga selia rozë, deputeti i PS, Ulsi Manja si përfaqësues i kësaj force politike në Dibër tha se varfëria në këtë zonë ka ardhur si pasojë e qeverisjes 8 vjeçare të PD. Ndërsa sot sipas Manjës janë rritur investimet në bujqësi, arsim apo edhe sektorë të tjerë.“Në bujqësi, janë financuar gjithsej 580 milionë lekë vetëm në një vit, nga të cilat kanë përfituar gjithsej 209 aplikantë, fermerë dhe bujq të qarkut Dibër.Në arsim, janë financuar 1,1 miliardë lekë për rikonstruktimin e shkollave në komunën Gjoricë, Lis, Xibër dhe Kala e Dodës, ndërkohë rreth 850 milionë lekë janë financuar për përfundimin e projekteve të nisura, por të lëna në mes, në bashkinë e Peshkopisë, komunën Suc, Trebisht, Derjan, Shupenzë, Ostren, Gurrë dhe Ulëz.Në infrastrukturë rrugore dhe ujësjellës janë investuar nga Fondi I Zhvillimit të Rajoneve dhe Fondi Shqiptar I Zhvillimit plotë 23 miliardë lekë, me synim jo vetëm ndërlidhjen e zonave të banuara me njëra tjetrën, por edhe promovimin e turizmit dhe lehtësimin e dërgesave të prodhimit bujqësor në tregje.”Ndërsa për filialin e Universitetit të Peshkopisë Manja tha:“ Ishte një filial që me bekimin e qeverisë së Saliut dhe të Lulit, vidhte tre herë të rinjtë e Peshkopisë. U vidhte kohën, mundin dhe paratë, studentëve dhe prindërve të tyre, për tu dhënë në fund një diplomë pas asnjë vlerë. Vidhte taksapaguesit shqiptarë duke u marrë para që shkonin në xhepat e pushtetarëve, pasi shkolla e filialit ishte me kushte si mos më keq, e vetëm shkollë nuk mund të quhej.”Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike.PD: Rama themeloi papagallin me rrotacion, disa pyetje për deputetin ManjaEdi Rama ka themeluar institucionin e papagallit me rrotacion në parti, që sulmon opozitën sa herë që Partia Demokratike denoncon realitetin e keqeverisjes, të korrupsionit, të braktisjes së qytetarëve.Kemi sot disa pyetje për deputetin Ulsi Manja;A është emëruar motra juaj me shkollë të mesme nëndrejtoreshë shkolle në Dibër?A është emëruar vëllai juaj shef i zyrës së kurrikulës në Drejtorinë Arsimore në Dibër?Cilët janë fermerët që kanë marrë subvencion nga qeveria në Dibër, a janë ata miqtë tuaj?Pse keni refuzuar ti takoni studentët e Dibrës, pasi Edi Rama mbylli atje universitetin?Cila është hera e fundit që keni pritur apo dëgjuar qytetaret e zonës tënde elektorale?