Panair/ Prezantohen 40 artizanë dhe rreth 200 punime të bëra me dorë
Të gjesh dhuratën e duhur për njerëzit e duhur gjithmonë është një problem. Por me rastin e festave të fundvitit kthehet në modë dhurata që të kthen pas në traditë. Panairi i punimeve artizanale ka pasur pikërisht këtë qëllim, për të dhënë sa më shumë ide që mund t'i shfrytëzojnë të gjithë me rastin e festave të fundvitit.Festat e fundvitit po afrojnë dhe të gjithë nxitojnë për t'i bërë një dhuratë të dashurve të tyre.Punimet tradicionale shqiptare të cilat datojnë prej shekujsh janë një mënyrë e mirë për të uruar njërëzit e dashur sepse secili prej tyre përfaqëson një tradit apo histori.Kostumet tradicionale janë ato që preferohen më tepër, por nuk mbeten pas edhe qilimat e punuar me dorë nga artizanet të cilat preferohen shumë.Në panairin e punimeve artizane i hapur tek piramida në kryeqytet janë rreth 40 artizanë të cilët kanë ekspozuar rreth 200 punime.Që në orët e para të hapjes panairi pati vizitorë të shumtë të cilët për ORA NEWS pohojnë se punimet e dorës janë mjaft të preferuara për ta dhe një mundësi për të kënaqur familjarët e tyre me dhurata.Panairi i organizuar me mbështetjen e ministrisë së Mirëqënies Sociale ka për synim që të ndërgjegjësojë qytetarët për të blerë sa më shumë punimet tona tradicionale dhe një formë për të rritur punësimin e grave dhe vajzave.Panairi I artizanatit I cili organizohet për herë të dytë do të qëndrojë hapur edhe ditën e martë nga ora 10:00 deri në orën 18.00