Të sapodilomuarit, mundësi të bëhen pjesë e Filarmonisë së Tiranës
Të rinjtë që janë diplomuar në Universitettin e Arteve, por që ende nuk kanë gjetur një vend pune do tu jepet mundësia të performojnë në Filarmoninë e Tiranës.“Filarmonia e Tiranës” është një projekt shumë ambicioz i Bashkisë së Tiranës dhe mbi të gjitha një premtim i mbajtur i kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha. Ka për destinacion këta të rinj të diplomuar në fushën e artit (janë me qindra që diplomohen çdo vit) të cilët janë gjetur në tregun e punës por në fakt pa asnjë hapësirë realisht dinjitoze për tu integruar e për të ecur profesionalisht. Jemi në koncertin e tretë, siç e kemi thënë edhe më parë dhe këto po vazhdojnë çdo muaj, me një seleksionim shumë të egër, në sensin pozitiv të këtyre të rinjve” tha Drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi.Numri i të rinjve që kanë marrë pjesë në audicion i kalon 138. Për zëvendës.rektorin e Universitetit të Arteve, Arben Llozi, ky projekt është i rëndësishëm për studentët e sapodiplomuar si në promovim ashtu edhe eksperiencë.Filarmonia e Tiranës do të mbajë një koncert special me pjesmarrjen e kitaristit francez, Emmanule Rossfelder, sot në Universitetin e Arteve në orën 19:00 dhe hyrja do të jetë e lirë për të gjithë qytetarët.