Kriza e përfaqësimit në diskutimet e konferencës së Rinisë Socialiste

Kriza e përfaqësimit ka qënë fokusi i diskutimeve gjatë konferencës së Rinisë Socialiste, e organizuar në Tiranë në bashkëpunim me Sekretarin e Rinisë për Partinë Socialiste, Erion Veliaj.Gjatë fjalës së tij Ministri Veliaj u shpreh se prej 23 vitesh ka patur një propagandë kundër suksesit të të rinjve.“Prej 23 vitesh ne kemi pasur një propagandë të jashtëzakonshme negative kundër suksesit. Djali i mamit është parë si djalë mami apo si gocë mami. Ai që thotë të lutem apo faleminderit nuk na duket normal sepse na duket normal ai i forti. Hero ii vërtetë është ai djalë, apo ajo vazjë që del me të gjitha 10 dhe ai që është i gatshëm të bëjë një sakrificë të dali më i miri kur rrethanat janë këto që janë”, tha Veliaj.Konferenca e Rinisë Socialiste në Tiranë erdhi në përmbyllje të një turi takimesh në Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Durrës.