Harta territoriale, Basha: U nda torta e pazareve të pista Rama-Meta
Kreu i PD, Lulzim Basha e ka quajtur ndarjen e re territoriale si ndarjen e tortës elektorale të pazareve të pista Rama-Meta. Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimin e PD, në një dalje për mediat nga selia blu, Basha u shpreh se PD nuk do ta pranojë këtë hartë të turpshme.“U ndërtua në kundërshtim më kriteret e rekomanduara nga institucionet vendase dhe të huaja për një qëllim të vetëm. Nuk është hartë, por është tortë e ndarjes elektorale të Shqipërisë. PD nuk e pranon dhe nuk do ta parnojë kurrë këtë hartë të turpshme të pazareve të pista Rama Meta dhe të thërrimeve për këdo tjetër që u ul në këtë sofër.”Po ashtu Basha garantoi se PD do të marrë të gjitha hapat ligjorë duke vendosur sovranitetin e qytetarit në krye të kesaj reforme. Ai u shpreh se do të jetë në krah të qytetarëvë shqiptare dhe duke udhëhequr protestën e tyre kundër këtyre maskaradave.“Ne do të marrim të gjitha hapat ligjore duke vendosur sovranitetin e qytetarëve në këtë proces jetik duke i kujtuar oligarkëve se pronarë të këtij vendi nuk janë ata, por është sovrani. 70 mijë firma janë dorëzuar për referendum lokal që përfaqësojnë qindra mijëra qytetarë shqiptarë për të cilët kjo hartë është e papranueshme. PD do të jetë në krah të tyre, përfaqësues të tyre dhe protestës së drejtë të tyre kundër kësaj maskarade”, u shpreh Basha.