Shkarkohen si borxhlinj, gardianët e Drenovës: Është politik se jemi demokratë
Korçë-8 Gardianët e Burgut të Sigurisë së lartë në Drenovë me origjinë nga veriu i vendit, e kanë cilësuar politik shkarkimin nga puna. Ata pretendojnë se motivi i shkarkimit se janë debitorë nuk qëndron, pasi 5 kanë paguar rregullisht faturat e OSHEE-së, ndërsa 3 kanë kontratë për të paguar me këste. Sipas tyre shkarkimi vjen vetëm pasi janë me bindje të djathta politike.Gardianët: Pushimi nga puna është politik për shkak të përkatësisë partiake sepse jemi me PD.Gardianët: Jemi të indinjuar dhe kërkojmë rikthimin në punë sepse nuk jemi debitore ndaj OSSHEE.Gardianët: 5 kemi paguar rregullisht kurse 3 te tjeret kemi nënshkruar marrevëshje për pagesen me këste të debisë në bazë të urdhërit të qeverise.Gardianët e pushuar nga puna për mosshlyerje të detyrimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë Gezim Mulgeci, Skender Malaj, Shpetim Memia, Idriz Tafa, Besnik Ahmataj, oficerët Rrahman Porja, Xhevdet Hila dhe Genc Damiani.