Dogana dhe posta, marrëveshje për shlyerjen online të detyrimeve doganore

Te gjitha bizneset që kanë detyrime doganore për të shlyer, do të mund ta shlyejnë atë përmes sistemit të ri të pagesave online e-payment që sipas Drejtores së doganave, Elisa Spiropali, do të ulë korrupsionin dhe do të rrisë transparencën.“Fjala kyçe e këtij bashkëpunimi është ajo që ne kemi muaj që e themi, që është modernizimi i sistemit, ofrimi i shërbimit të mirë duke rritur transpaencën dhe duke ulur burrokracinë dhe korrupsionin. Ofrimi i pagesave online, apo e-payment, ofrimi i pagesave doganore për detyrimet e akcizës apo detyrimeve të tjera që burojnë nga ligji dhe Kodi Doganor, tashmë edhe përmes Postës Shqiptare, është një shërbim i shtuar. Ne kemi sistemin e-payment me bankat dhe tashmë e ofron këtë shërbim edhe nga Posta Shqiptare.”Ky shërbim vjen pas një marrëveshjeje që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nënshkroi me Postën Shqiptare, ku sipas Drejtorit te Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, ky shërbim shkurton kohë për bizneset.“Kjo krijon një vlerë të shtuar për Postën Shqiptare, për të bërë pagesa të ndryshme doganore, përfshirë edhe akcizën, gjë që më parë nuk ishte e mundur. Ky sistem i ri i përgjigjet në kohë reale nevoja të qytetarëve por kryesisht biznesit”, u shpreh Lazimi.Drejtore e Përgjithshme e Doganave, Znj.Spiropali, njoftoi në fund të takimit, se në janar të vitit 2015 do të proçedohet edhe me e-signature, me firmën elektronike me bizneset.