Bizneset shqiptare, në tendera për privatizimin e ndërmarrjeve në Serbi

Bizneset shqiptare do të marrin pjesë në proceset tenderuese për privatizimin e ndermarrjeve publike në Luginën e Preshevës. Pas vizitës së kreut të dhomës së bizneseve të komunës së Bujanovcit, përfaqësuesit të ndërmarrjeve në komunën e Bujanovcit, Kryetari i Dhomës së Tregëtisë Nikolin Jaka, shprehu gatishmërinë për këtë pjesëmarrje.“Sot sapo mora dhe një informacion për procesin përfundimtar që Serbia po kalon, që është privatizimi i të gjitha ndërmarrje shtetërore, ku ka një afat 1 vjeçar. Ajo që është sinjali më pozitiv është që sipërmarrësit e Luginës Bujanovc dhe Preshevë janë gati për një partneritet me një sipërmarrje shqiptare në mënyrë që të marrin pjesë në mënyrë dinjitoze, konkuruese në privatizimin e tyre për ti bërë efiçente dhe për të rritur bashkëpunimet ekonomike”, tha Jaka.Aktualisht, janë rreth 2000 kompani të cilat do të hyjnë në proces privatizimi, ku 45 prej tyre gjenden në Luginën e Preshevës dhe se bëhët fjalë kryesisht për industrinë ushqimore dhe atë të materialeve të ndërtimit.