Kush ndërton pa leje, sipas kodit penal rrezikon 1-8 vjet burg

Kushdo që ka planifikuar të ndërtojë pa leje, duke marrë shëmbull nga ata që ja kanë hedhur me gjobë, tashmë duhet ta mendojë mirë, pasi kodi penal parashikon 1 deri në 8 vjet burg.“Ndërtimi apo punimi i kryerr pa lejë në shkelje të lejës ose në kushtet e një leje të shfuqizuar dhe në tokë të vet dënohet me burg deri në 1 vit, po kjo vepër e kryer për qëllime përfitimie, në tokën publike sose shtetërore apo në tokën e tjetrit dënohet nga 2 vjet deri në 8 vjet burg. Dispozitat e këtij neni zbatohen sipas rastit edhe ndaj pronarit të ndsërtimit, sipërmarrësit, mbikqyrësist dhe zbatuesit të punimeve”, tha Felaj.Por ndryshimet, veçanërisht ato që kanë të bëjnë më masën e denimit, u cilësuan të pa argumentuara nga Ministria e Drejtësisë. Vërejtje kjo që u reflektua me nervozizëm nga Minsitrja e Shtetit për Marrëdhënjet me Parlamentin.Me mjaft debate u shoqërua dhe diskutimi i projktligjit për kontrollin e ndërtimeve, ku si ndryshim sjell Kalimin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nën varësinë e Minsitrisë së Brendëshme, si dhe i ndryshon emërtimin në Inspektoriatin Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Deputetët e mazhorancës, e cilësojnë të papranueshëm mos përfshirjen në këtë ligj, kontrollin e cilësisë së ndërtimeve,   një problem ky sipas tyre po aq i madh sa ndërtimet pa leje.Gjithashtu projektligji, i jep të drejtë Inspektoriatit Kombëtarë për Mbrojtjen e territorit, kur mendon se një objekt e ka marrë lejën e ndërtimit në shkelje të ligjit ti drejtohet gjykatës për shqyrtim.