Festat në Kamëz, dhurata për fëmijët jetimë me rastin e fundvitit

Bashkia e Kamzës në bashkëpunim me fondacionin "Fëmijët Shqiptarë" ka organizuar festën e fundvitit për fëmijët jetimë. Duke argumentuar se buxheti këtë vit ka qënë më i vogël kryetari i bashkisë ka pranuar se edhe dhuratat kanë qenë më të vogla për këtë shkak. Për ndihmën e dhënë bashkia i ka dhënë titullin personalitet i vitit zonjës Berisha.Festat e fundvitit kanë çelur siparin edhe në qytetin e Kamzës.Ka qenë bashkia e Kamzës e cila në bashkëpunim me fondacionin Fëmijët Shqiptarë ka organizuar festën e fundvitit për fëmijët jetimë.Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu pasi uroi fëmijët për festat shfrytëzoi rastin për të theksuar faktin se duke pasur buxhet të reduktuar këtë vit për shkak se janë bllokuar lejet e ndërtimit të cilat ishin një e ardhur e mirë për buxhetin e bashkisë fëmijëve iu dhanë më pak dhurata.Menjëherë më pas Mziu i ka dhuruar Presidentes së Fondacionit "Fëmijët Shqiptarë" znj.Liri Berisha titullin Personaliteti i vitit për ndihmën e dhënë fëmijëve në nevojë.Pas marrjes së dhuratave për fëmijët në nevojë të, cilat ishin edhe në vlerë monetare por që nuk u bë e ditur shuma e dhuruar, u organizua një koncert më këngë e valle si një formë për t'i dhuruar atyre një kënaqësi të cilën smund ta marrin nga prindërit e tyre.