BE dhe SHBA e kundërshtojnë, por Turqia nuk ndalet në luftën ndaj medias
Edhe pse ka pasur reagime të ashpra, si në Turqi, por edhe nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeveria turke është e vendosur që të luftojë të gjithë ato media që komplotojnë kundër saj.Pas mësymjes së zyrave të gazës "Zaman" dhe televizionit "Samanyolu" të dielën, duke arrestuar 24 gazetarë dhe drejtues të lartë të tyre, me pretendimin se mbështesnin rivalin e presidentit Erdogan, Fetullah Gylen, duke e quajtur terrorist rrjetin e formuar prej tyre në të cilin bënin pjesë edhe disa ish-drejtues të policisë së shtetit.Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri menjëherë thirrje autoriteteve turke që të mbronin lirinë e medias dhe vlerat e tjera demokratike, duke e quajtur atë si një ndër elementët kyç të të një demokracie të shëndetshme.Edhe Bashkimi Europian i dënoi arrestimet. Nëpërmjet një deklarate më të ashpër se zakonisht ndaj vendit që aspiron të bëhjet pjesë e BE-së, blloku i bëri të ditur qeverisë turke se këto veprime nuk përputheshin aspak me lirinë e medias dhe binin ndesh me vlerat europiane.Por thirrjet nga Perëndimi duket se nuk do ta ndalin Turqinë. Gjatë një takimi me mbështetës së partisë së tij, Drejtësi dhe Zhvillim, kryeministri Ahmet Dautollu, u zotua se do të shteti do të hetonte mbi të gjtha dyshimet."Ata që kanë depërtuar në institucionet shtetërore, dhe kanë përgjuar takimet më private të kryeminsitrit dhe presidentit, dhe ata që kanë komplotuar kundër agjencisë së sigurisë kombëtare, të mos e mendojnë se do të shpëtojnë pa u ndëshkuar".Por të dy mediat e kanë akuzuar shtetin se po vepron në këtë mënyrë vetëm për t'u mbyllur gojën, pas publikimit të historive të korrupsionit në qarqet e afërta me presidentin Rexhep Erdoan.Pasi mori pushtetin në vitin 2002 dhe u bë Kryeministër, Erdogan ndërmori shumë reforma demokratike në vitin e parë të detyrës dhe kufizoi së tepërmi përfshirjen e ushtrisë në politikë, duke u përshkruar si shembull për demokracinë në vendet muslimane nga NATO.Megjithatë, kohët e fundit e kanë akuzuar Erdoanin për tendenca autokratike, duke ndërmarrë reforma ligjore që kanë rritur kontrollin e qeverisë ndaj sistemit gjyqësor.