Alban Hoxha: Rekordin ia dedikoj gruas në qiell dhe djalit tim
Alban Hoxha është tashmë pjesë e historisë së futbollit shqiptar.
Emri i tij është gdhendur dhe do të duhen shumë vite që dikush tjetër ta zbresë nga froni 27-vjeçarin. 1084 minuta pa pësuar asnjë gol. Prej 30 vjetësh qëndronte stoik rekordi i Bujar Gogunjës i cili u thërrmua nga Hoxha.
Tashmë mbreti i pathyeshmërisë është gardiani i Partizanit dhe sigurisht që dedekimi i tij nuk mund të shkonte për askënd tjetër përvecse për dy njerëzit me shenjën më të madhe në zemrën e tij.
” Këtë rekord ja dedikoj dy ëngjëve të mi, një në qiell e një në tokë. Doja me shpirt ta thyeja këtë rekord për t’ia dedikuar bashkëshortes sime dhe djalit tim.”
Rekordmeni analizoi edhe paraqitjen e skuadrës e cila në fund u largua pa pikë nga Vlora duke pranuar se edhe euforia e derbit ndikoi tek demat, megjithatë lideri i Partizanit deklaroi me bindje se kampionati do të rikthehet tek të kuqtë pas 21 vjetësh.
” Ndoshta fitorja me Tiranën nuk na bëri mirë për këtë ndeshje, megjithëse pësuam një gol rastësor. Jam i bindur që jemi skuadra më e mirë dhe se Partizani do të shpallet kampion.”
Albana Hoxha ka qënë pa diskutim portieri më i mirë i kampionatit shqiptar këtë edicion, jo vetëm për aftësitë e mrekullueshme në kuadratin e portës por edhe për mënyrën se si e ka udhëhequr këtë skuadër me karakterin e tij dhe me dëshirën për ta ringjitur Partizanin në majat e futbollit shqiptar.