Zgjedhjet Lokale, Presidenti duhet të dekretojë datën brenda së hënës

E hëna është afati i fundit që kreu i shtetit të hedhë firmën e tij në dekretin për datën e zgjedhjeve lokale të 2015.Është Kodi Zgjedhor që e detyron kreun e shtetit, që të caktojë ditën kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhurit vendorë. Brenda datës 15 dhjetor, KodiZgjedhor në nenin 9, përcakton se Presidenti duhet ta shpallë datën jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë, që në rastin konkret i bie 15 shtatori.Presidenti duhet të përcaktojë si ditë të mbajtjes së zgjedhjeve, një nga dy të dielat e fundit të periudhës përkatëse zgjedhore. Ndaj sipas përllogaritjeve, zgjedhjet duhet të zhvillohen në një nga dy të dielat e para të muajit qershor.Dita e hënë, duket se do të jetë vendimare për fatin e zgjedhjeve lokale, sikundër po në këtë ditë, pritet që edhe Gjykata Kushtetuese të shprehet nëse do të shpalle apo jo ligjore, ndarjen e re të territorit.Duke mbetur tek beteja për vendoret e 2015, Maxhoranca pritet të plotësojë trupën e komisionit qendor të zgjedhjeve brenda muajit janar.Deri më tani mësohet se ish anëtarët Ilirjan Muho i LSI dhe Denar Biba i PS pritet të rikthehen sërish të organi qëndror i zgjedhjeve, ndërsa emri i tretë do të jetë një femër, nga radhët e socialistëve.Por burime nga shumica qeverisëse nuk përjashtojnë as mundësinë e një riformatimi të plotë të këtij institucioni.Pritet, që fill pas plotësimit të KQZ, mazhoranca, të bëjë edhe ndryshime ne Kodin Zgjedhor, kërkesë e përsëriotur deri më tani nga institucioni më i lartë i zgjedhjeve, por edhe një domosdoshnëri, në rast se zgjedhjet do të bëhen sipas ndarejs së re të territirit, që e shohin Shqipërinë në 61 njësi vendore.