Serbi, njësi anti-dron në Samitin e Beogradit

Në samitin e Beogradit mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës, përveç forcave normale të sigurisë, do të ketë edhe një njësi anti-dron, të krijuar së fundmi nga policia serbe.Duke marrë shkas nga ngjarjet e ndodhura në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, autoritetet serbe duan të sigurohen që nuk do të ketë më përsëritje të dronit fluturues, aq më pak me flamurin shqiptar.Lajmin e ka bërë të ditur e përditëshmja serbe, Kurir, e cila raporton se të hënën, një ditë para nisjes së samitit të Beogradit, njësia do të kryejë "provën gjenerale". Gjatë samitit dyditor, një helikopter i policisë serbe do të qendrojë në gatishmëri për të monitoruar hapsirën ajrore, ndërkohë që në tokë, njësia anti-terror do të sigurojë mbarëvajtjen e aktivitetit.Nëse pikaset ndonjë dron, oficerët janë udhëzuar gjithsesi të mos e qëllojnë, por helikopteri në gjendje gatishmërie do të njoftohet menjëherë dhe do ta neutralizojë.Në total, rreth 7000 forca policie do të sigurojnë samitin e Beogradit, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama, të ndihmuar edhe nga agjentët e shërbimit kinez të sigurisë. Madje në hotelet ku do të qendrojnë të ftuarit flitet se mund të ketë më tepër personel sigurie se sa staf.