PD: Edi Rama nuk tërhiqet nga penalizimi i mijëra studentëve
Drejtuesi i Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Boci denoncon kursin e Edi Ramës që përjashton nga e Drejta Kushtetuese për Arsimin e Lartë 40 përqind të studentëve. Rritja e tarifave financiare tjetër akt armiqësor ndaj studentëve, dhe favorizim i klientelës private. Protesta e tyre është e drejtë dhe do të mbështetet nga qytetarët"Edi Rama nuk po tërhiqet nga kursi i tij i mbrapshtë, i politikës agresive, madje armiqësore me studentët.Megjithëse kërkesat e studentëve janë të drejta e legjitime, Edi Rama po rezufon të dëgjojë zërin e tyre.Nga njëra anë, studentët po shtrëngohen të paguajnë 40 përqind më shumë tarifën e shkollimit, në një kohë kur varfëria e papunësia po thellohet në mënyrë dramatike, por më e keqja Edi Rama ka vendosur të heqë në mënyrë arbitrare të drejtën kushtetuese për arsim të lartë, për 40 përqind të studentëve.Ulja e kuotave për master me 40 përqind, është thjesht përjashtim me dhunë e 40 përqind të studentëve që kanë mbaruar nivelin e parë, nga e drejta e tyre themelore për arsimin e lartë.Të përjashtuarit nga Edi Rama, që janë mijëra studentë, gjenden sot në udhëkryq, pasi kanë investuar 3 vite të jetës së tyre, dhe kursimet e prindërve, për një gjë që nuk vlen fare në tregun e punës.Studentët që kanë mbaruar 3 vitet e bachelorit, por që nuk lejohen nga Edi Rama të vazhdojnë studimet për nivelin e dytë të masterit, janë pa profesion, pasi mundësitë për punësim me këtë nivel arsimor janë zero.Ky vendim i Ramës është në dëm të interesave të mijëra studentëve e familjeve të tyre, por është një vendim që favorizon klientelën e tij, pasi këta të rinj do të jenë të detyruar të hyjnë në borxhe të mëdha financiare për të plotësuar shkollimin tek privatët.Ministria e Arsimit gënjeu publikisht dy ditë më parë.Tarifat për studentët janë rritur me rreth 40 përqind. Kuotat për studentët për nivelin master janë ulur po ashtu me 40 përqind. Kjo është e vërteta.Por studentët s’do ta lejojnë të keqen. Ne dhe qytetarët e vendit, do të jemi në protestë bashkë me ta për kauzën e tyre të drejtë."