PD: I biri i tenderon të atit 1.2 mln $. Ministria: Alb-Garden s'ka fituar asnjë tender

PD përmes zëdhënëses Oriela Nebijaj i kërkoi qeverisë të reagojë pas publikimit të skandalit në ministrinë e mjedisti ku i biri i tenderon të atit 1.2 milionë dollarë. Zëdhënësja tha se Mazhoranca e ka kthyer Papagallin në institucion, ndërsa paralajmëroi se Oligarkia e milionave do të ndalet.Fakti është se forma e korrupsionit që kanë instaluar Edi Rama dhe Ilir Meta, është e denjë për rekord gines. 1.2 milionë dollarë, që i biri shef i madh tek Ministria e Mjedisit, ia tenderon të atit të tij, që ka kompani fidanësh.Ky është fakti, ja ku është e dokumentuar tek buletini zyrtar. Qytetarët dhe opinioni publik, janë edhe më shumë të tronditur nga reagimi i dyshes Rama-Meta. Edi Rama nga njëra anë e pranon që kjo ka ndodhur, dhe del e sulmon opozitën. Papagalli është kthyer në institucion, i njëjti refren. Asnjë përgjegjësi për këtë akt skandaloz, vetëm tymnajë politike. Por publiku nuk coroditet nga kjo, fakti mbetet. 1.2 milionë dollarë, i biri drejtor ia tenderon babait biznesmen.Pas akuzave të PD, ka reaguar menjëherë Ministria e Mjedisit, sipas së  cilës akuzat janë të pavërteta dhe se Alb-Garden nuk ka fituar asnjë prej tenderave të këtij institucioni.“Shtyrë nga akuzat e përsëritura dhe të pavërteta të bëra në drejtim të Ministrisë së Mjedisit nga foltorja e Partisë Demokratike, informojmë edhe një herë opinionin publik se subjekti Alb-Garden nuk ka fituar asnjë nga tenderat e organizuar nga Ministria e Mjedisit si autoritet kontraktor."Ministria thotë se është e angazhuar për të ndaluar çdo kaos mjedisor, çdo shfrytëzime ilegale dhe pa kriter të shtretërve të lumenjve, të guroreve dhe furrave të gëlqeres."Po punon me ritme të shpejta për të rehabilituar dëmet e jashtëzakonshme të bëra ndaj mjedisit", përfundon deklaratën Ministria e Mjedisit.