Fshati Ibë në panik, dëmi nga rrëshqitja e dheut 70 mln lekë
Fshati Ibë, i cili ndodhet vëtëm pak kilometra larg Tiranës është mbërthyer nga paniku. Rrëshqitja e dheut për shkak të ndërtimit të rrugës i ka detyruar banorët të nxjerrin jashtë çdo orendi shtëpiake, të boshatisin banesat e tyre dhe të kalojnë natën një strehzë tjerët me të sigurt; tek të njohurit ose tek të afërmit. Në familjen Banja, një nga shtëpit më të kërcënuaar, Valbona dhe Shemsiu shpresojnë që ky makth të përfundojë sa më shpejt. Kryefamiljari ka qënduar i vetëm në shtëpi ndërsa fëmijët dhe gruaja janë transferuar tek afërmit në Tiranë.“Siç e shikoni dhe vetë është e boshatisur, në pamundësi për t’i hequr të gjitha nga frika kemi marrë cfarë kemi mundur. Erdhëm tani të marrim dhe këto që na kanë mbetur këtu, po kemi akoma frikë se nuk e dimë cfarë do ndodhi. Po ra shi do të jetë edhe një katastrofë e dytë”, shprehet një familjare.Valbona dhe Shemsiu tregojnë edhe dhomën e fëmijëve e cila tashmë është bosh: “Kjo është dhoma e fëmijëve, e mobiluar sic do familje…po kjo crëndësi ka tani.”Edhe më të frikësuar janë fëmijët, të cilët shprehen se kanë frikë nga rrëshkitja.Këto rrëshqitje dheu kanë qenë më fatkeqe edhe për familjen Çoku në Ibë. Në oborrin e shtëpisë së tyre ka rënë shtylla elektrike siç tregon familja, u rrezikuan nga djegia“Na kanë thënë mos rrini më në këtë shtëpi. Në kemi ikur në 3 të mëngjesit në një lagje tjetër sepse mori flakë shtëpia dhe u dogjën të gjitha orenditë e shtëpisë. Ra tensioni i lartë dhe më pas u dogjën orenditë”, shprehet gruaja e familjes Çoku.Por për të hapur këtë terren malor për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, banorët thanë se janë se vazhdimisht janë shpërthyer mina. Nuk është vetëm çështje frike nga zhurma e shpërthimit por dëmet në shtëpinë e tyre kanë qenë të ndjeshme.Dëmin më të madh e ka patur ky biznes nga ku rrezik të shpëtojnë mallrat. Invenatri është bërë në këtë rast se pronari I këtij biznesi shpreson që të marrë një pejsë të para nga dëmi.U ngjitëm në kodrën nga ku nisi rrëshqitja e dheut. Disatnca nuk është e madhe, por terreni është i vështirë.Deri në këtë pikë kanë shkuar punimet. Mesa duket fenomeni i doli jashtë kontrollit sepse studimet të mirëfillta për rrezikshmëri nuk ka patur. E sot është gati i pamundur të frenosh këtë rrëqitje pavarësisht se strukturat e shteti janë në këmbë dhe në vendgjarje.Ndërsa autoritet kombëtar I rrugëve ka ekspertë në terren për të vijuar me inventarët dhe në bashkëpunim me policinë nuk lejojnë banorët të jenë afër zonës së rrezikut.“Situata është nën survejim, Autoriteti Kombëtar i Rrugëve është në shërbim për të marrë të gjitha masat dhe për të dalë në konkluzionet përfundimtare është ngritur një grup që po monitoron situatën. Nga ana e kontraktorit dhe supervizorit po merren masa për vlerësimin dhe për të parë shkakun pse ndodhi. Nga studimi gjeologjikqë kemi patur më parë, k jo zonë nuk paraqiste rrezik”, tha Dashamir Xhika, përfaqësues i Autoritetit Kombëtar të Rrugëve.Deri më tani, e gjithë kjo situatë shtetit I kushton 70 milionë lekë. Por dëmet materiale në këtë rast janë të fundit, e para është jeta e njeriut dhe koha e javës së ardhme parashkohet me shi duke e bërë më të rrezikshme këtë sittuatë.Nëse keni rrugë të pashmangëshme për në qytetin e Elbasanit, mos kaloni në fshatin IBE, mundësia më e mirë është autostrada Tiranë-Durrës. Efektivët e policisë në terren kanë ndaluar kalimin e autmojeteve.