Suedia akuzon: Avioni rus gati për t'u përplasur. Rusia e mohon
Një avion ushtarak rus për pak sa nuk është përplasur me një avion udhëtarësh në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë jugut të Suedisë, të premten. Lajmin e kanë bërë publik autoritetet suedeze, ndërkohë që Rusia ka mohuar menjëherë gjithçka, duke thënë se avioni i saj kishte ruajtur distancat e sigurisë.Marrëdhëniet mes Rusië dhe Perëndimit janë përkeqësuar tej mase për shkak të rolit të Moskës në konfliktin e Ukrainës dhe aneksimin e Krimesë.Muajin e kaluar, anijet ruse u panë të futeshin në kanalain e La Manshit dhe Suedia gjithashtu ka deklaruar se ka prova që një nëndetëse e huaj është futur në mënyrë të paligjshme në ujërat e saj në muajin tetor.Sipas autoriteteve, avioni që po udhëtonte nga Kopenhageni për në Pozhnan ndryshoi kurs duke qenë se ishte shumë pranë përplasjes me avionin luftarak rus, që kishte fikur edhe pajisjet e komunikimit me kullat e fluturimit.Por ministria ruse e mrojtjes i mohoi akuzat duke thënë se fluturimi ishte kryer duke respektuar në mënyrë strikte rregullat e aviacionit ndërkombëtar dhe kishte qendruar në distancë të sigurt me avionin e pasagjrëve.