Justina i kreh flokët me këngë

Tirane-  “Justina i kreh flokët me këngë” mbrëmja gala përcolli emocione të forta tek të pranishmit ndërsa aktorë dhe bashkëpunëtorët e Aliajt vlerësuan karrierën e saj.Vitet e ikura larg Shqipërisë, teatri, poezia, kënga, mbijetesa dhe liria e shpirtit të artistes ishin pjesë e kësaj mbrëmje gala. E organizuar nga “Albanian Excellence”, mbrëmja gala në skenën e Teatrit të Metropolit ngjiti në skenë pas shumë vitesh mungesë artisten e njohur shkodrane.Aktorë, miq të Justinës, si Robert Ndrenika, apo Tinka Kurti sollën në skenë kujtime të bukura. Në fund kjo arsiste u nderua me titullin "Anëtare e nderit" e  “Albanian Excellence”.justina aliaj1 justina aliaj2 justina aliaj3