Korea e Veriut "demaskon" SHBA-në me një disident!

Në një përpjekje të dëshpëruar për të demaskuar imperializimin amerikan, që të kujton fjalimet e gjata të diktatorit Hoxha, Korea e Veriut i ka servirur popullit të vet rrëfimin e një "disidenti" amerikan, i cili në televizionin shtetëror u ka treguar koreano-veriorëve për politikat e brendshme dhe të jashtme të SHBA-së.I vetëidentifikuar si Arturo Pier Martinez, (ne foto) 29-vjeçari i lindur në El Pazo të Teksasit, përpiqet t'u shpjegojë koreano-veriorëve se ka ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm dhe të gjatë për të denoncuar veprimet e qeverisë amerikane për të shtrirë ndikimin e saj në botë, si dhe për dhunimin e të drejtave të njeriut që ndodh në Shtetet e Bashkuara.Megjithatë, e kontaktuar nga rrjeti amerikan, CNN, mamaja e Martinezit tha se i biri kishte probleme mendore dhe ishte përpjekur edhe më parë të kalonte në Korenë e Veriut duke notuar përmes lumit që e ndan shtetin komunist nga Korea e Jugut. Ai ishte kapur në atë kohë nga ushtarët kufitarë dhe ishte rikthyer në Kaliforni ku e kishin shtruar në një spital psikiatrik. Ndërkohë që nuk është konfirmuar ende si Martinez ka mundur të rikthehet në Korenë e Veriut./Oranews.tv/