Aksi Tiranë-Elbasan mbetet i bllokuar, rrëshqitjet e dheut vazhduan natën
Aksi Tiranë-Elbasan vazhdon të jetë i bllokuar për ditën e dytë rresht. Ekspertët thonë se rrëshqitjet e dheut nga kodra në fshatin Ibë kanë vijuar edhe gjatë natës me një metër.Shumë familje janë evakuar por ka dhe familje të tjera të cilat nuk kanë lëvizur. Ekziston frika që rrëshqitjet e dheut të vazhdojnë favorizuar nga moti me reshje shiu i parashikuar për të hënën.Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika tha për Ora News se po monitorohet situata në terren dhe se nga studimet e bera më herët kjo rruge nuk paraqiste rrezik.Gazetarja e Ora News Manjola Hasa informoi se familjet kishin paralajmëruar një javë më parë për rrezikun, në komunë por askush nuk kishte reaguar.Nga rrëshiqtja e dheut shtylla e tensionit të lartë u rrëzua, një dyqan u dëmtua, ndërsa rrezikohen dhe rreth 30 banesa të tjera buzë rrugës.