Pas 23 vitesh, rikthehen fluturimet Beograd - Zagreb

Kanë rinisur këtë fundjavë fluturimet nga Beogradi në Zagreb, pas 23 vitesh ndërprerje, një shenjë pozitive në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Para pak javësh, Serbia rinisi edhe fluturimet me Tiranën.U desh të kalonte gati çerek shekulli para se një avion serb të zbriste në aeroportin e Zagrebit, këtë fundjavë.Një lëvizje kjo që shihet si ogur i mirë për rikthimin në normalitet të marrëdhënieve mes dy vendeve fiqnje, pas luftës së zhvilluar në fillim të viteve '90 kur që solli edhe shpërbërjen e i sh-Jugosllavisë.Në fakt, marrëdhëniet mes dy shteteve që dikur kanë ndarë edhe një gjuhë të përbashkët kanë qenë të tensionuara që prej shkputjes së Kroacisë nga federate jugosllave.Madje ka mjaftuar rikthimi në vend i ultranacionalistit Vojislav Shshelj që kryeministri kroat, Zoran Milanoviç të anullonte pjesëmarrjen në samitin e kësaj jave të vendeve të rrajonit me Kinën.Madje serbët e patën më të lehtë të rifillonin fluturimet me Shqipërinë se sa me Kroacinë!Megjithatë, edhe pse avionët serbë, të cilët janë pjesërisht në pronësi të kompanisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Etihad, do të kryejnë udhëtimin Beograd - Zagreb - Beograd, avionët kroatë nuk kanë planifikuar asnjë udhëtim për në kryeqytetin serb para vitit të ardhshëm.Gjithsesi gjatë verës pritet që të rinisin edhe fluturimet nga Beogradi në Dubrovnik, një ndër pikat më tërheqëse turistike në Adriatik.