Debati për fotot e diktatorit, Nikolla: Hipokrizi, duhet të merremi me krimet e komunizimit
Publicisti dhe drejtuesi i Karitasit shqiptar, Albert Nikolla, e mendon krejt ndryshe debatin e hapur për shfaqien e fotografive të diktatorit Enver Hoxha në Shqipëri.Sipas tij të merresh me një debat të tillë kur duhet të shihet nga e ardhmja është më e dëmshme se vetë fenomeni i fotove.“Shikoj hipokrizi te kritikët e ashpër ndaj fotografive të Enver Hoxhës, sepse një intelektual i zoti apo një politikan i zoti duhet jetë i zoti të japë mendime për të ardhmen e shqiptarëve sot. Sa i takon disa politikanëve që kritikojnë pa masë Enver Hoxhën sot, mendoj se nganjëherë shumë politikanë post-komunist janë në një përmasë morale ndoshta dhe më keq se Enver Hoxha. Të merremi me të është si të largohesh nga realiteti. Fakti që merremi me fotografinë dëshmon dhe një hipokrizi të dytë sepse nuk merremi me krimet e komunizimit, por me fotot e Enver Hoxhës”.Qëndrimet e tij ai i shprehu në nië bisedë me gazetarin Patrik Sadikaj në studion e lajmeve të Ora News, ku foli dhe për një aktivitet të mbështetur nga Karitasi me shqiptarët e njohur në botë, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për bamirësi.