Arkivoli që fshehu mbishkrimin: Mos shko në protestën e PD-së, se do bjerë tërmet
Korçe- Një ngjarje e pazakontë është shënuar paraditen e sotme në Korçë. Një arkivol hekuri është zbuluar në varrezat e qytetit nga punëtorë të cilët kanë qenë duke hapur një gropë për një ceremoni mortore.Pas konstatimit të arkivolit është lajmëruar salla operative e policisë ku është raportuar se arkivoli mund të kishte lëndë plasëse në brendësi.Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje efektivë të policisë të cilët më pas kanë konstatuar se në brendësi të arkivolit nuk kishte lëndë plasëse por disa letra me mbishkrime fetare për Allahun por gjithashtu bëhet thirrje që të mos shkohet në protestën e Partisë Demokratike të 22 nentor.'Allahu është i madhërishëm dhe nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Vetëm njerëzit e mire Allahu i merr pranë vetes në Xhenet. O njerëz mos shkoni tek protesta e 22 nëntorit sepse do të bjerë tërmet, sepse Allahu e di se kë zgjedh e di se ke merr dhe se kë le” kjo është vetëm një pjesë nga mbishkrimet që Ora News ka mundur të sigurojë nga grupi i ekspertëve të hetimit ndërsa personi që kishte shkruar letrat e cilësonte veten si një njeri që udhëhiqet dhe ndriçohet nga drita e Zotit.Por ndërkaq mbetet enigmë se si ky arkivol ka arritur të futet dhe groposet në varrezat e qytetit pa u pikasur nga rojet e varrezës.Pas mesditës policia e Korçës tha se kishte ndaluar një person, Xhebrilelemine Keça 55 vjeç dhe që kishte vendosur arkivolin në varreza. Personi ka pranuar gjithçka por ndaj tij nuk ka nisur ndjekja penale, pasi nuk ka kryer asnjë vepër penale. 55 vjeçari e cilesonte veten si nje njeri qe udhehiqet dhe ndricohet nga drita e zotit.[caption id="attachment_435614" align="alignright" width="640"]
Në foto: Arkivoli i hekurt që u gjet në varrezat në Korçë[/caption][caption id="attachment_435612" align="alignright" width="640"]
Në foto: Arkivoli i hekurt që u gjet në varrezat në Korçë[/caption][caption id="attachment_435618" align="alignright" width="640"]
Në foto: Fletët që u gjetën në arkivol[/caption]Oranews/tv