Shqipëria nga qielli dhe thellësitë blu

Një ekspozitë me 50 foto që zbulon resurset turistike të Shqipërisë është hapur në Itali.Nisma e Agjensisë Kombëtare të Turizmit synon përmes kësaj ekspozite të zbulojë për gjithë turistët bukuritë e Shqipërisë që ja vlen të vizitohet.Italia ka qënë ndalesa e rradhës së Agjensisë Kobëtare të Turizmit për të promovuar bukuritë shqiptare. "SHQIPËRIA NGA QIELLI DHE THELLËSITË BLU" është ekspozita e cila në 50 foto zbulon resurset dhe potencialet turistike të Shqipërisë duke tërhequr kështu vemëndjen e turistëve të huaj dhe atyre vendas:Foto ku Shqipëria e ngjyrave paraqitet në sytë e turistëve ndryshe,një Shqipëri e cila vlen të vizitohet e të admirohet për bukuritë e saj të mëdha por dhe klimën e favorshme.Ekspozita "SHQIPËRIA NGA QIELLI DHE THELLËSITË BLU" e hapur në hapësirën e një prej pallateve më elegante të kryeqytetit italian, Palazzo Vittoriano pranë Piazza Venezias qëndroi e hapur për rreth 10 ditë./Oranews.tv/