S’ndalen protestat kundër diskriminimit rracor në SHBA

Në SHBA nuk ndalen protestat kundër diskriminimit rracor. Në Uashington, Nju Jork e Çikago pati demonstrata ku mijëra vetë mbushën rrugët për të kundërshtuar vendimet e gjykatave në vend për mosdënimin e oficerëve të policisë për vrasjen e tre personave me ngjyrëMijëra vetë marshuan në rrugët e Uashingtonit të shtunën për të protestuar për vrasjet e fundit të tre personave me ngjyrë të paarmatosur nga ana e policisë. Protestuesit, të cilit i shin të disa grupimeve etnike mbanin në duar parrula me mbishkrime "Edhe jetët e atyre me ngjyrë kanë rëndësi" dhe "Nuk marr dot frymë!", ndërsa thërrisnin në kor "Drejtësi!"…Kjo i shte një ndër demonstratat më të mëdha në vend kundër diskriminimit rracor në SHBA, pas ngjarjeve të muajve të fundit ku tre meshkuj të paarmatosur afro-amerikanë janë vrarë nga oficerë policie, si rasti i qytezës Ferguson dhe Nju Jorku. Përveç vrasjeve, protestat janë nxitur edhe për faktin se në të tre rastet juritë kanë vendosur të mos i ndjekin penaliht oficerët e policisë që i kanë kryer ato.Me mijëra protestues u mblodhën edhe në rrugët e Manhatanit, në Nju Jork, të shtunën. Pjesa më e madhe e protestuesve i shin të rinj të rracave të ndryshme. Por ndërsa në Nju Jork protesta kaloi paqësisht, në Çikago, policia arrestoi gjashtë persona pasi gjatë demostratës pati përleshje me forcat e rendit. Ngjarjet e fundit kanë vënë sërish në epiqendër diskriminimin rracor në SHBA. Sipas një raporti të publikuar një vit më parë nga Prokuroruia e shtetit Misuri, ku ka ndodhur edhe një prej vrasjeve, 92% e ndalimeve në rrugë kryeshin ndaj personave me ngjyrë dhe në të gjithë vendin sondazhet tregojnë se njerëzit janë të bindur që policia i trajton ndryshe afro-amerikanët dhe pakicat e tjera rracore. Të dielën priten sërish demostrata, pothuajse në 80 qytete të vendit. /Oranews.tv/