Kryeministri, Qosja: 14 herë i tmerruar; Mustafa: Të 15 shko në psikiatri

Zyrtarizimi dhe marrja e timonit të qeverisë së Kosovës nga Isa Mustafa e ka tmerruar jo pak, por plot 14 herë akademikun Rexhep Qosja.Në një shkrim të postuar në faqen e tij zyrtare në fb, vetëm një ditë pas nisjes nga puna të qeverisë së re, Qosja e konsideron kryeministrin Isa Mustafa një ish-zyrtar të Sllobodan Millosheviçit dhe një prej “vrasësve të protestuesve shqiptarë, që kërkonin Kosovën republikë.Lidhur me këtë deklaratë nuk ka vonuar dhe reagimi i Mustafës në fb. Duke i konsideruar gënjeshtra gjithça të artikuluar nga Qosja, Kryeministri i rekomandon psikiatrinë për shërim.