Presidenti i Afganistanit kritikon teknikat e marrjes në pyetje të CIA-s
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka kritikuar CIA-n për abuzimet e saj në procesin e marrjes në pyetje të të ndaluarve, të publikuara këto në raportin e të mërkurës. Komentet e Ghanit për raportin erdhën gjatë një konference të tij për mediat në vend."Raportin e gjeta dhe e lexova në internet. Jam ende i tronditur nga ajo që pashë. Punonjësit dhe partnerët e cias kanë shkelur të drejtat e njeriut, ligjet në Shtetet e Bashkuara dhe vlerat universale," deklaroi ai.Presidenti afgan u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të japë numrin e saktë të të burgosurve që janë torturuar dhe të tregojë kombësinë e tyre. Ai i tha gjithashtu se trupat e huaja nuk do të lejohen më të hyjnë në shtëpitë e afganasve ti arrestojnë apo ti marrin në pyetje sipas dëshirës së tyre. Sipas Marrëveshjes Bilaterale të sigurisë, pas fundit të vitit 2014 askush nuk do të lejohet të arrestojë afganë në këtë vend," tha Ghani.CIA në mënyrë të përsëritur ka mashtruar publikun, Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë në lidhje me teknikat e ashpra të marrjes në pyetje dhe torturat ndaj të burgosurve pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, thuhet në raportin e Senatit Amerikan. Raporti u kritikua edhe nga autoritetet irakiane, të cilat i bënë thirrje Sheteve të Bashkuara të nisin hetime të mëtejshme.