Dosja “Pojanaku”, Prokuroria kërkon 5 vjet burg për ish-gjyqtarin

5 vjet burg, si rezultat edhe 5 vjet heqje të së drejtës për ushtrim detyre ka këkruar Prokuroria e Krimeve të Rënda për ish-gjyqtarin e Pogradecit, Dhimitër Pojanaku.Pas pretencës nga Prokuroria pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda të japë vendimin.Gjyqtari i arrestuar Dhimitër Pojanaku akuzohet për korrupsion pasiv në ushtrimin e detyrës së tij si gjyqtar.Ai u arrestua në kushtet e flagrancës nën akuzën për korrupsion pasiv. Gjyqtari ka kërkuar 450 mijë lekë për të mbyllur një çështje të shteteses B.R, e cila e akuzon gjyqtarin ka regjistruar me zë dhe me figurë momentin kur i ka dorëzuar shumën e parave.Me 20 prill gjykata e Korçës caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.Dhimitër Pojanaku, përveçse gjyqtar i njohur në këtë qytet, me një eksperiencë më tepër se 20-vjeçare, është edhe poet i njohur, ndërsa pak vite më parë është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Pogradecit.