Vrasja e bankierit, ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët

Gjashtë muaj pas vrasjes së bankierit Artan Santo ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët.Ngjarja është diskutuar edhe në takimin e përmuajshëm midis krerëve të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Tiranës.Pas takimit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, nuk dha detaje për mediat por konfirmoi faktin se hetimet vazhdojnë.“Hetimet vazhdojnë me intensitet, faleminderit” tha Çipa.Bankieri, Artan Santo, është vrarë në muajin qershor në një atentat mafioz.Ekzekutimi është kryer rreth orës 09:15 të mëngjesit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo kishte lënë automjetin e tij për t'iu drejtuar bankës Credins, të cilën e drejtonte prej vitesh.Biznesmeni është qëlluar për vdekje me 6 plumba pistolete.