Ministri i Jashtëm malazez do vizitojë Tiranën më 15 dhjetor

Ministri i Jashtëm malazes Igor Luksiç do të vizitojë Tiranën më 15 dhjetor për të marr pjesë në takimin e kartës së Adriatikut, por edhe takime bilaterale me autoritet shqiptare.Ambasadori i Malit të ZI në Tiranë Ferhat Dinosha tha për emisionin Ballkan Magazinë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shkëlqyer, por ka hapësirë për ti thelluar dhe zgjeruar në nje numër fushash.“Marrëdhëniet politike mes Potgoricës dhe Tiranës janë të shkëlqyera, janë model për rajonin, absolutisht kjo dihet edhe nga fqinjët edhe nga faktori ndërkombëtar. Duhet që ta zgjerojmë bashkëpunimin në fusha ku ka mundësi. Të përmirësohet bashkëpunimi në infrastrukturë. Jemi në kontakte të mira që do prodhojnë një projekt të mirë për të dy shtetet, bëhet fjalë për rrugën Plavë-Podgoricë përmes territorit të Shqipërisë. Kjo rrugë do të jetë shumë e rëndësishme për qytetarët e Malit të ZI, por edhe qytetarëve të Shqipërisë. Me rrugën e re do të shkurtohet distance me 30 minuta dhe kjo do të ishte e leverdisshme për njerëzit që jetojnë atje.”