Derbi Partizani-Tirana, ja masat e marra nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2014, 12:54
Për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit të Kategorisë Superiore mes derbit kryeqytetas Partizani-Tirana, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash.Nga ora 13:00 e ditës së sotme deri në orën 20:00, do të bllokohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe në zonën përreth stadiumit “Qemal Stafa”.PO ashtu Policia e Tiranës i rikujton gjithë tifozëve që do të ndjekin ndeshjen në shkallët e stadiumit, se do të lejohen të hyjnë vetëm ata që kanë me vete dokumentin e identifikimit (karta ID ose pasaporta).