Kurbin, vështirësi në qarkullim në autostradë, 3 aksidente

Mjegulla e dendur që ka mbuluar Kurbinin prej orëve të mbrëmjes e deri mëngjesin e sotëm, ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve në autostraden Fushe Krujë-Milot dhe në rrugen nacionale Fushë Krujë-Vorë-Durrës.Në drejtimin e një makine nuk mund të shihje më shumë se 15-20 metra, çka ka ulur shpejtësinë e qarkullimit për të evituar aksidentet. Por pavarësisht kësaj mase, për shkak të mjegullës ka pasur 3 aksidente për fat të mirë pa pasoja në njerëz.Gjithashtu mjegulla e dendur, problem ka qenë edhe për lëvizjen e këmbësorëve e motorëve.