Gjirokastër, rreziku nga erozioni, rrëshqitje toke nga reshjet e shiut

Gjirokastër-Rreziku nga erozioni në Gjirokastër, që gjithmonë e më shumë po bëhet shqetësues sidomos gjatë stinës së dimrit, po nxit speciaIistët gjeologë të shohin mundësinë e minimizimit të rasteve të rrëshqitjes së tokës.Gjatë vitit problemi i erozionit ka qenë problematik jo vetëm për qytetin e Gjirokastrës, por edhe për zonat e Fushëbardhës, Picarit etj, ndërsa mungesa e kolektorëve dhe kanaleve kulluese në qytetin e gurtë kthehet në problematikë shqetësuese sa herë ka reshje të dendura shiu duke përmbytur pjesë të ndryshme të qytetit.Gjithashtu problem për qytetin e gurtë janë dhe hedhja e mbeturinave në përrua, I cili gjatë reshjeve bllokohet, duke sjellë përmbytje të rrugëve të lagjeve.