Kadri Veseli zyrtarisht kryetar i Kuvendit të Kosovës

Prishtinë-Me 71 për, 42 kundër dhe 1 apstenim, Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.Janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët, nga PDK Xhavit Halitin, LDK Sabri Hamitin dhe Vetëvendosje Glauk Konjuvca.Pasi mbajti fjalimin si kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kuvendi u konstituua dhe se në ora 13:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.Në fjalën e tij Veseli premtoi respektim të fjalës së deputetëve të pozitës e të opozitës dhe respektim të ligjeve e të rregulloreve. Ai, pas fjalimi në gj. shqipe, iu drejtua deputetëve edhe në gjuhën serbe