8 dhjetori ’90, Rama apelon studentët të bëhen pjesë e vendimarrjes

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të organizuar nga OKB , Kryeministri Edi Rama tha se dita simbolike e fuqisë së rinisë është 8 dhjetori, ku para 24 vitesh të rinjtë rrëzuan sistemin diktatorial.“8 dhjetori, një ditë simbol i fuqisë së rinisë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve dhe për të bërë histori.E tillë ishte dhe Lëvizja e Dhjetorit 1990 që i dha zë ëndrrës për të jetuar në liri dhe demokraci”tha Rama.2 dekada pas atyre ngjarjeve, rinia e sotme ka votën si "armë' kryesore për të besuar apo ndryshuar qervisjen. Për këtë kryeministri Rama ftoi të rinjtë të jenë pjesë e vendimeve politike për ta.“ Ne jemi në mënyrë të përditshme objekt dhe subjekt i politikës.Dhe sa më pak të merremi ne njerëzit me politikën aq më shumë rrezikojmë të jemi viktima të vendimeve të gabuara të saj dhe sa më shumë njerëzit e zakonshëm merren me politikën aq më shumë politika bëhet fuqia e tyre për ndryshim”.Por në largim nga konferenca, disa studentët të lëvizjes për Universitetin i thanë Kryeministrit se janë trajtuar si klientë dhe jo studentë.“Na e keni trajtuar Universitetin si të ishte treg. Do shihemi zoti.Kryeministër” thirri një studente në sallë.Për të sqaruar arsyet e këtij reagimi, Mirela Ruko, përfaqëues e lëvizjes tha se tarifat e studimit janë rritur dhe se ndyshe nga sa thotë Kryeministri, kerkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.“Qëllimi jonë është ta ndryshojmë gjendjen në të cilën ndodhet Universiteti sot. Jemi në situatën kur po merren shumë reforma ndaj nesh dhe shumë VKM po dalin në kundërshtim me atë çfarë duhet të ishte ideja e Universitetit.Në peticion janë disa kërkesa. Por kishim disa kërkesa emergjente që ishte heqja e 30% si kusht për regjistrimin në master.Shumë studentë e kanë paguar 30%, ata që nuk e kanë paguar janë përjashtuar nga Universiteti dhe vendi i tyre ka dalë në shitje”.Pjesë e kësaj konference ishin të rinj nga vende të ndryshme të botës dhe Asambleja për herë të parë zhvillohej në Shqipëri, ku tashmë vendi ynë është bërë pjesë e saj.