Vlorë, kapet skafi në Zvërnec, policia merr në pyetje pronarin italian

Vlorë-Një skaf 6 metër i gjatë me dy motora me nga 40 kuaj fuqi është kapur paraditen e sotme nga policia kufitare e Vlorës në Ujërat e Zvërnecit.Ndërkohë është marrë në pyetje një shtetas italian, pronar I skafit që kërkoi ndihmë teksa ndodhej në ujerat e Zvernecit. Nuk është ende e qartë për policinë nëse ka qenë avari, apo shtetasi italian kishte qëllime trafikimi të lëndëve narkotike.Në policinë e Vlorës, shtetasi italian ka deklaruar se është peshkatar dhe mjeti I tij ka pësuar avari në det, teksa ndodhej pranë brigjeve shqiptare.skafi 1 skafi 2skafi(Në foto: Skafi që u kap sot në Zvërnec)