Greqi, parlamenti miraton buxhetin 2015, pavarësisht protestave
Me 155 vota pro dhe 134 kundër Parlamenti i Greqisë miratoi buxhetin e vitit të ardhshëm në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke injoruar mosmarrëveshjet me huadhënësit e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët thonë se Athina duhet të ndërmarrë më shumë masa shtrënguese për të përmbushur objektivat e buxhetit.Ngjarja vjen në një klimë të tensionuar politike në vend dhe në kohën kur mbijetesa e kryeminsitrit antonis samaras është në pikëpyetje . Përpara votimit ai u bëri thirrje depuetetve të votojnë buxhetin"Zonja dhe zotërinj, anëtarë të parlamentit, ju bëj thirrje të votoni buxhetin e parë të balancuar në dekada. Ky do të jetë një hap i madh dhe simbolik për të ardhmen e Greqisë. Më pas , në mënyrë imediate do të votojmë presidentin e ri dhe do të rishikojmë kushteteuten për të nxjerrë vendin nga ku mocal ku ka rënë.Kurse kreu i opozitës Aleksis Tsipras bëri thirrje për zgjedhje të reja"Programi i shpëtimit nuk është rruga e daljes nga kriza. Qeveria është një hap larg fundit të saj, sa më shpejt ti vijë fundi asaj, aq më shpejt do të vijë edhe zgjidhja.Ndërsa deputetët debatuan deri në mesnatë , mijëra grekë protestonin jashtë parlamentit kundër shkurtimeve të mëtejshme në pagat dhe pensionet e tyre. Sindikatat kundërshtojnë planet për më shumë kursime në 2015, pas katër vitesh reforma që kanë ulur tashmë standardin e jetesës në Greqi, kanë rritur papunësinë dhe gjithashtu kanë rritur varfërinë. Qytetarët shprehen se në këto pesë vite jeta e tyre ëshët vështirësuar shuumë."Cdo ditë bëhet më keq dhe në këto vite nuk kemi parë asgjë të mirë. Në thjesht e shtyjmë dhe e shtyjmë, dhe besoj kështu do të jetë deri në fund të jetës sonë, kjo është e vërteta.""Ne duam që ky koalicion të bjerë, duam rrëzimin e qeverisë sepse me këtë buxhet ata do të shkurtojënë më tej pagat dhe pensionet. Unë kam humbur vendin e punës, por të paktën të luftojnë për ata që nuk e kanë humbur akoma."Bisedimet mes Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bashkimit Europian dhe qeveria greke duhet të përfudonin sot sipas afatit të përcaktuar nga palët , por gjasat janë të pakta.