Tajfuni frikëson Filipinet, erërat deri në 200 km/orë

Tjafuni Hagupit ka përfshirë të gjithë lindjen e Filipineve, duke paralizuar vendin.Banorët kanë mbetur nën pushtetin e ujit, pa energji elektrike dhe shumë pemë e çati banesash kanë fluturuar.Më shumë se gjysmë milion njerëz kanë ikur nga fshatrat bregdetare në zonë, e cila ende nuk ka shëruar plagët e tajfunit të vitit të kaluar Haiyan.Në Tacloban, ku mijëra persona humbën jetën vitin e kaluar, rrugët , banesat, dyqanet dhe gjithçka është përmbytur.Banorët janë të frikësuar nga përmasat e këtij tajfuni, shpejtësia e erës së të cilës shkon në 200 km/orë edhe pse deri tani nuk ka raporte për viktima.Autoritetet kanë dekalruar se janë të përgatitur dhe kanë marrë marrë të gjitha masat për stuhitë që në këtë stinë janë edhe të zakonshme.Por gjithsesi, frika e përmbytjeve masive, rreshqitjeve të dherave dhe aksidenteve që mund të ndodhin si pasojë e erërave tejet të forta mbetet permanente.Në zonat më të rrezikuara tashmë banorët janë evakuuar, dhe sipas autoriteteve do të merren të gjitha masat që mos të ketë viktima apo dëme të cilat mund të parandalohen.Rreth 19.000 njerëz janë strehuar në 26 qendra evakuimi.Haiyan - i njohur si Yolanda në Filipine - ishte taifun më i fuqishëm qe godtiti vendin vitin e kaluar ku më shumë se 7 mijë persona humbën jeten.Residents evacuate the coast of Samar island