Pema e Krishtlindjes në Korçë e Lezhë, spektakël dritash e fishekzjarresh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2014, 11:53
Dritat e Krishtlindjes ndriçuan qytetin e serenatave Korçë dhe Lezhën ku qytetarët mbushën mbrëmë sheshin për të parë spektaklin e fishekzjarreve që pasuan ndezjen e dritave të pemës simbol të krishtlindjes.Në Korçë pema e Krishtlindjes mbushi sheshin pranë pedonales, një spektakël dritash që shtrihen në të gjithë qendrën e qytetit të serenatave, nga Ushtari i Panjohur deri të kulla pranë teatrit.Festa është plotësuar nga shtëpia e babagjyshit që do jetë e hapur deri natën e ndërrimit të viteve.Mes fishekzjarreve, dritat shumëngjyrëshe të pemës së Krishtlindjes janë ndezur edhe në Lezhë.Dekori i zbukurimeve për festat e ndërrimit të viteve, tashmë është kthyer në traditë.